S3 Albania logo

Company · Government Administration

S3 Albania

Strategjia e Specializimit Inteligjent u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Qendrës Kërkimore të Përbashkët të Komisionit Europian. S3 është një qasje e bazuar tek territori që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurrues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë. Strategjia mbështetet në një proces gjithëpërfshirës, të quajtur Entepreneurial Discovery Process, ku përfshihen të gjitha palët e interesuara nga helika e katërfishtë siç janë Qeveria (qendrore dhe lokale), Biznesi, Akademia dhe Shoqëria Civile. S3 ofron një analizë të situatës me një qasje të gjerë me fokus inovacionin, duke synuar të evidentoj sektorët prioritarë ku inovacioni në rajone të caktuar ose Shqipëria në tërësi, përkthehet në një avantazh konkurrues për të gjeneruar rritje ekonomike të nxitur nga njohuritë dhe për të sjellë transformimin ekonomik të nevojshëm për të trajtuar sfidat kryesore dhe më urgjente për shoqërinë, natyrën dhe mjedisin. Në kuadër të kësaj nisme, në vitin 2021, një grup ekspertësh të pavarur realizuan një analizë të detajuar të kapaciteteve, burimeve, si dhe avantazheve konkurruese që Shqipëria zotëron. Në këtë mënyrë u identifikuan 6 fusha prioritare, ku Shqipëria duhet të specializohet në mënyrë inteligjente: 1.Bujqësia, Peshkimi dhe Pylltaria 2. Industria Përpunuese (Manifacturing) 3. Energjia 4. Turizmi 5. Informacioni dhe Teknologjitë e Komunikimit (ICT) 6. Business Process Outsourcing (Shërbime digjitale) Potenciali i këtyre fushave prioritare do të vlerësohet dhe eksplorohet më tej gjatë konsultimeve me të gjithë aktorët e helikës.

Team composition

Roles at S3 Albania

11 to 50 staff

  • 1event coordinator

Reveal on Kipplo

Get the full team — names, verified emails, phone numbers — in the Kipplo app.

Unlock team

Filed under Government Administration in Albania.